Ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana i ka habitur jo pak ndjekësit në rrjete sociale pasi shkroi disa fjalë shumë të ndjera për ish-in e tij.
Loriku shkruan se kishte parë ish-in pas 10 vitesh dhe aty kishte kuptuar se e kishte marrë malli.
“Dua të ndaj diçka speciale me ju sot. Pashë ish-in tim pas më shumë se 10 vitesh. E di sa e vështirë është ta them, mbase edhe e gabuar, por shumë kujtime dhe pasion më kthyen pas në kohë. Ajo është akoma shumë tërheqëse dhe një bukuroshe e vërtetë. Madje ka akoma një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon”, shkroi ai
Në një postim të dytë, Loriku ka prezantuar me ndjekësit se për kë bëhet fjalë, makinën e vjetër të ish-futbollistit.





