Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste për Durrësin, Klodiana Spahiu ka zhvilluar një takim elektoral me gratë dhe vajzat e Durrësit.

Në një postim në rrjete sociale, Spahiu shkruan se në Partinë Socialiste femrat janë vlerë e padiskutueshme, fuqi e madhe që shtyn përpara zhvillimin e vendit dhe progresin e shoqërisë.

POSTIMI I PLOTË

Në takimin me gratë dhe vajzat e Durrësit.

Në Partinë Socialiste gratë dhe vajzat janë vlerë e padiskutueshme, janë fuqi e madhe që shtyn përpara zhvillimin e vendit dhe progresin e shoqërisë.

Gratë dhe vajzat shohin tek familja jonë politike të vetmen forcë progresiste e cila jo vetëm që mbron më së miri të drejtat e tyre por garanton shanse të barabarta promovimi në qeverisjen qendrore e lokale.

Besimi ynë dhe i të gjithë shqiptarëve tek PS, dhe Edi Rama është garancia se më 25 Prill Shqipëria do të vijojë të ecë në rrugën e transformimit që ka nisur.

Në takimin me gratë dhe vajzat e Durrësit. Në Partinë Socialiste  gratë dhe vajzat janë vlerë e padiskutueshme, janë…

Posted by Klodiana Spahiu on Thursday, April 22, 2021