Kryedemokrati Lulzim Basha ka shfaqur sot një tjetër video për të treguar dështimet e kryeministrit Edi Rama.

Një ditë nga zgjedhjet, Basha rendit si një tjetër dështim të Ramës në 8 vite legalizimin, duke sjellë si fakt dhe audio-përgjimin e drejtorit të Kadastrës Artan Lame.

“1 ditë deri më 25 prill

100 dështimet e Ramës në 8 vite

Edi Rama premtoi legalizime falas.

A e mbajti këtë premtim?

Përgjigja jo.

Audio-regjistrimi i Kreut të Kadastrës, Artan Lame, faktoi dështimin e Ramës me legalizimet”, thuhet në video.