Trajneri i Teutës, Gugash Magani, nuk e fsheh kënaqësinë për fitoren e bukur dhe të merituar në Shkodër: “Përballeshim me një skuadër që në fushën e vet ka luajtur shumë mirë dhe ka marrë rezultate pozitive, por kemi qenë të mobilizuar në maksimum dhe kishim detyrimin ta fitonim këtë takim, pas paraqitjeve të fundit jo të mira.

Ndeshjet në transfertë janë gjithmonë të vështira, por u kërkova lojtarëve që të tregonin sedër dhe “uri” të jashtëzakonshme, pasi kemi ndërtuar diçka deri tani dhe nuk mund të dorëzohemi.

Kukësi-Skënderbeu nesër?

“Do të mendojmë vetëm për ndeshjet tona, nuk na intereson çfarë ndodh në Kukës, por do të punojmë fort që të hënën për përballjen direkte. Është e vërtetë që kemi bërë ndryshime në lojë në krahasim me ndeshjen e fundit, por na janë kthyer edhe disa lojtarë të rëndësishëm”.