Policia e Fierit arrestoi në flagrancë 4 durrsakë që po lëviznin me armë pa leje. Dy pistoleta, dy krëhëra dhe 1 silenciator u bllokuan nga policia gjatë aksionit të zhvilluar gjatë natës. Emrat e të ndaluarve janë:

Aleks Pashaj, 23 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Durrës

Enea Kolaj, 26 vjeç

Marineo Qypi, 18 vjeç

E.D, 17 vjeç, të tre banues në lagjen Nr.13, Durrës.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë natës në vëndin e quajtur “Safari”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip benz me targa AA 588 GA, në posedim të shtetasit Aleks Pashaj, në të cilin udhëtonin këta shtetas  u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një silenciator “Z Stava”, një pistoletë “Berreta Gordone”, një pistoletë “Bruni” model 92,  si edhe dy krehëra pistolete”, bëri të ditur policia e Fierit.

Nuk dihet se pse durrsakët ndodheshin në Fier dhe të armatosur, por pas marrjes në pyetje pritet të zbardhen këto të dhëna.