Artan Gjergji quhet 45-vjeçari i arrestuar nga policia italiane me 2 kg kokainë në makinë. Patrulla e ndaloi atë në Milano, për një kontroll rutinë, por pamja nervoze e shoferit çoi në dyshime se diçka fshinte.

Pas kontrollit brenda në automjet u zbulua sasia e drogës së shtrenjtë, fshehur në një çantë. Dyshohet se Gjergji kryente rolin e korrierit për të shpërndarë drogën në veri të Italisë.