I ftuar në emisionin investigativ Fiks Fare Kryeministri i Shqipërisë i përgjigjet pyetjeve thumbuese të dy drejtuesve të emisionit, për kundërshtarët politikë si dhe për fushatën elektorale të Socialisteve.
Në batuta me dy moderatorët, Rama tregoi se çfarë nuk i pëlqen tek vetja, tek Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe Sali Berisha.
Devi: Çfarë të pëlqen tek Monika?
Rama: Kur s’flet.
Devi: Po tek Meta?
Rama: Vallaj, le të themi që kur është tapë thotë “jam esëll”.
Devi: Po tek Berisha?
Rama: Leje mos na e fut këtu. Qetësia e tij më pëlqen.
Devi: Çfarë nuk të pëlqen tek Rama?
Rama: (What the F*ck) Doli zëri i brendshëm, e pe.
Devi: Nëse nuk do i bësh votat, me kë bën koalicion?
Rama: Nëse nuk i bëj, do vi të punoj këtu me Filipin part time.
Ndërsa kur u pyet se nëse do të kishte vetëm një vaksinë dhe kujt do t’ia bënte, Ilir Metës apo Sali Berishës, kryeministri tha: Do i lija ta ndanin me njëri-tjetrin se kush do ia bënte tjetrit. E sigurt që do linin të skadonte vaksina e pastaj do dilnin që të thonin ka skaduar vaksina.





