Çifti Dervishi kishin një djalë 4 vjeç, Keidonin dhe një vajze 8-muajshe, Klean. Ata për shkak të moshës nuk e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur. por të bërtiturat e më pas krismat i kanë terrorizuar duke bërë që për disa orë të mos pushojnë së qari. Gardisti pasi vrau bashkëshorten, fëmijet i çoi tek fqinja e katit të tretë dhe vetë u largua.Keidoni megjithese i mitur, kishte kuptuar diçka nga ajo që kishte ndodhur, dhe ja ka treguar fqinjës ku e la i jati..
“Mami me babin u zunë. Më pas babi…”, ka treguar me gjeste e zë zhurmën që bën pistoleta kur shkrepet.
Gruaja ka treguar për Policinë djali 4-vjeçar, ka qenë mjaft i trembur dhe gjatë gjithë kohës ka qarë. Ajo nuk ka mundur që ta qetësojë për gati një orë. Më pas, familjarët e çiftit kanë shkuar dhe i kanë marrë fëmijët. Viktima, Ida Dervishi, prej disa ditësh kishte marrë me qira një dyqan në pallatin ku banonte dhe shiste rroba të përdorura.Vajzën ajo e mbante gjithmonë me vete, ndërsa djalin e dërgonte në kopsht.
Tashmë që nëna e tyre nuk jeton më dhe babai i tyre është arrestuar, nuk dihet se kush do të marrë kujdestarinë e fëmijëve.





