29-vjecarja Ida Dervishi, që u vra nga bashkëshorti një ditë më parë, do të prehet në varrezat e Tufinës. Homazhet janë kryer në shtëpinë e prindërve të saj në rrugën “Ndre Mjeda” në kryeqytet.
Të përlotur të afërm të 29-vjeçares nuk kanë dashur të flasin para kameras. Ata kanë shpjeguar se kohët e fundit Ida ishte gjendur sërish nën dhunën e Admirit. Rasti më i fundit ishte në dhjetor 2015 kur ajo kishte bërë denoncim në polici, por ishte tërhequr më pas hir të fëmijëve.
Daja i Idës tha për Televizionin Klan se Ida dy ditë para ngjarjes e kishte paralajmëruar vrasjen gjatë një bisede me të ëmën. Një ditë para ngjarjes nëna e 29-vjeçares kishte ditëlindjen dhe ka takuar Admirin, të cilit i ka kërkuar që në rast se nuk donte më të jetonte me vajzën, ta linte dhe gjithçka do zgjidhej me mirëkuptim. Këtë propozim autori e ka refuzuar duke u shprehur e donte megjithëse. Nëna tha se ajo ishte mërzitur edhe për një foto të vajzes , që viktima kishte gjetur në portofolin e të shoqit. Interesant është deklarimi i djalit të vogël që ka rrëfyer para të afërmve se ka dëgjuar të atin para ngjarjes, të bërtiste për një karikues celulari. Gjykata e Tiranës në vitin 2013 kishte lëshuar për Ida Dervishi Spahia, dy urdhra mbrojtje për shkak të dhunës me grushte dhe shkelma si dhe kërcënimeve me armë të bashkëshortit Admir Dervishi.





