Hashim Thaçi është betuar paraditen e sotme si presidenti i ri i Kosovës, duke pasuar në këtë detyrë presidenten Atifete Jahjaga.
Thaçi u betua në praninë e deputetëve, ministrave, zëvendësministrave dhe ambasadorëve, ndërsa asnjë pjesëtar i opozitës nuk ka qenë i pranishëm në seancë.
Thaçi tha se gjatë gjithë karrierës së tij politike është angazhuar në të gjitha proceset për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ndërkohë, teksa ai u drejtohej deputetëve me fjalimin e rastit, jashtë godinës së Kuvendit disa të rinj hidhnin gurë ndaj mureve të Kuvendit.