Kryetari i bashkisë së Shijakut i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në votime. Ai shprehet se kryeministri Edi Rama e do Shijakun dhe e ka treguar këtë gjë me mbështetjen që i ka dhënë.

Arbana, në një postim në rrjete sociale thekson se: “Tani jemi ne ata të cilët duhet të mbështesim Kryeministrin, për të përfunduar punët e nisura në Shijak.”

Postimi i plotë:

Pjesëmarrja në votime është shumë e rëndësishme.

Edhe 3 ditë për të çuar përpara misionin tonë! Me Partinë Socialiste mund të vazhdojmë punët e mbetura në Shijak.
Nuk ka kohë për pushim!
Kryeministri Edi Rama e do Shijakun dhe e ka treguar këtë gjë me mbështetjen që na ka dhënë. Tani jemi ne ata të cilët duhet të mbështesim Kryeministrin, për të përfunduar punët e nisura në Shijak.

VOTA e çdo qytetari është instrumenti më i fortë demokratik për të vendosur për alternativën më të mirë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të qytetit tonë.

Askush nuk mund të ndikojë te vota juaj!
Askush nuk mund të përpiqet t’ju tjetërsojë votën! Në rast të shkeljeve apo abuzimeve ftoj qytetarët të denoncojnë çdo rast abuziv.

Votoni, pa asnjë mëdyshje! Votoni për njerëzit që punojnë, votoni për të ardhmen!
Partia Socialiste, nr 12 është siguria për të ardhmen dhe progresin e vendit!