Dy pilotët e Forcave të Armatosura, kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha, që humbën jetën të mërkurën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak, janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut” nga Komisioni Shtetëror për Dëshmorët.

Homazhet në nder të tyre do të mbahen të enjten në mesditë, te Pallati i Kongreseve në Tiranë, ku do të marrin pjesë oficerë të lartë të Forcave të Armatosura dhe zyrtarë të tjerë. 

Ndërkohë, rreth orës 14:30 do të zhvillohet ceremonia mortore te Varrezat e Dëshmorëve, ku viktimat do të përcillen në banesën e fundit.

Donald Hoxha

Floran Deliaj