Misteri po vazhdon të mbulojë rrëzimin e helikopterit të Forcave të Armatosura në Malësi të Madhe. I pyetur për këtë gjë, shefi i Shtabit të Përgjithshme të Ushtrisë, Jeronim Bazo, u shpreh se është duke vazhduar hetimi.   Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të tij, ndërsa dëshmitarë thonë që kanë dëgjuar një shpërthim dhe më pas helikopteri ka rënë, ndërsa burime zyrtare paraprakisht, flasin për një defekt teknik.  Dy pilotët që ndërruan jetë janë, Donald Hoxha dhe Florian Deliaj, ndërsa i plagosur mbeti ushtari profesionist, Gerald Baramuça.  

Florian Delia  

Floran Delia është piloti i cili humbi jetën ditën e sotme në aksidentin e rëndë ajror të ndodhur në fshatin Grizhë të Shkodrës. Siç shikohet edhe nga foto, Delia, ka mbuluar detyrën e Kapitenit të Parë. Ai ishte i martuar, baba i dy fëmijëve dhe ishte me origjinë nga Radomira e Dibrës.

Gerald Baramuça

Gerald Baramuça, me detyrë ushtar profesionist, është i shpëtuari i aksidentit të sotëm ajror të ndodhur në liqenin e Shkodrës në fshatgin Grizhë të Malsisë së Madhe. Helikopteri “EC- 145” u rrëzua në liqenin e Shkodrës me tre persona të ekuipazhit në bord. Janë ende të pazbardhura shkaqet e aksidentit.

Donald Hoxha  

Donald Hoxha, piloti që humbi jetën sot në aksidentin tragjik pranë Malësisë së Madhe, duket në foto djathtas me uniformën e togerit. Në krah të tij. Ai ishte një pilot i ri në Forcat e Armatosura Shqiptare, i trajnuar dhe shkolluar jashtë vendit dhe mbante gradën e Togerit