Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme më 25 prill, ndërsa thekson se nesër do të jepen edhe porositë e fundit për qarkun e Durrësit.
Blushi, në një status në rrjetin social “Facebook”, shkruan se koha e zgjedhjeve dhe standardeve të Shijakut ka përfunduar.
Ai gjithashtu thekson se Presidenti Meta ditën e zgjedhjeve do të jetë në Durrës gjatë votimit dhe gjatë numërimit do të jetë në Vlorë.
Statusi:
Porositë e fundit për Qarkun e Durrësit dhe Lefter Lefterin, alias Teri Sekserin, jepen nesër, po nga Durrësi.
Koha e zgjedhjeve të standardeve të Shijakut ka përfunduar!
Vota është e shenjtë dhe e paprekshme!
Durrësi është i Qytetarëve dhe i jo zuzarëve, siç i quante rilindasit dikur Teri Sekseri, në krahët e të cilëve sot ka gjetur veten denjësisht.
Presidenti i Republikës do të jetë të dielën në Durrës gjatë votimit dhe në Vlorë gjatë numërimit!
Asnjë votë e qytetarëve durrsakë nuk do të preket.
Edhe tre ditë dhe nis Llogaridhënia!
Porositë e fundit për Qarkun e Durrësit dhe Lefter Lefterin, alias Teri Sekserin, jepen nesër, po nga Durrësi. Koha e…
Posted by Tedi Blushi on Thursday, April 22, 2021





