Kandidati i Partisë Socialiste të Durrësit, Lefter Koka ka vijuar turin e tij elektoral, duke u ndalur në takim me banorë të lagjes 18.
Fillimisht deputeti Koka i ka falenderuar për pritjen madhështore nga banorët e zonës, me sigurinë për të vijuar rrugëtimin drejt fitores së 25 prillit.
“Arsyeja pse duhet të votojmë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën në 25 prill, është se Rama kryeministër di të bëjë punë më të mira dhe ne në Durrës këtë e kemi parë dhe e shohim përditë. Për të vijuar këto punë të nisura duhet të mbështesim vetëm Partinë Socialiste, asnjë forcë tjetër politike”, u shpreh Koka.