Autostrada Kavajë – Rrogozhinë është kthyer në rrezikun e përditshëm të jetës së banorëve, për shkak të mungesës së mbikalimeve. Banorët e zonëve ku kalon kjo rrugë, në fakt, nuk duhet ta kalojnë përmes saj. Por, ata nuk kanë alternativë tjetër. Pavarësisht se ajo është me trafikndarëse, ata rrezikojnë çdo ditë.
Para disa vitesh, rikonstruksioni i rrugës Kavajë – Rrogozhinë u mirëprit nga drejtuesit e automjeteve, pasi ajo u shndërrua në një rrugë conform standartit të superstradës. Ajo ka tashmë katër korsi, dy në secilin drejtim, duke ofruar kështu edhe kushtet optimale për udhëtim më të shpejtë. Por, kjo ka sjellë problem për banorët, pasi mungojnë plotësisht mbikalimet. E vetmja alternativë pë rata është kalimin me vrap i rrugës, shpesh edhe me fëmijë në krah, duke u bërë burim aksidentesh.
K. H.





