Ky është Ismail Mulleti, shqiptari i parë dhe i vetëm deri më tani, emri i të cilit rezulton i përfshirë në dosjet voluminoze të skandalit financiar “Panama Papers”.

Ai është bashkëpronar në “GFI Techonologies” me izraelitin Assaf Halkin. Kjo kompani, që në Shqipëri ka fituar koncesionin e markimit të karburanteve, është një prej atyre që është krijuar në parajsën fiskale të studios ligjore “Mossac Fonseca” në Panama.

Dy ortakët e kanë regjistruar kompaninë në maj të vitit 2013 në ishullin Anguilla në Amerikën Qendrore.

Mulleti dhe Halkin kanë edhe një kompani tjetër të regjistruar në Shqipëri. Dokumentet e QKR-së tregojnë se ata janë ortakë me nga 45 % në kompaninë “IMAH”, me adresë në qendrën e biznesit në rrugën “Murat Toptani”.