Jurgen Kurti, ashtu si babai i tij merret me biznes. 23-vjeçari kujdeset për bizneset e trashëguara nga familja. Ai njihet në Tiranë si përfaqësues i markës së njohur të pijes “Belaire”, një aktivitet i zgjuar që i ka sjellë shumë të ardhura.
Kurti pëlqen jetën luksoze dhe makinat e shtrenjta që nuk nguron që t’i ndajë me miqtë në rrjetet sociale.
Kurti shfaqet me makina të markave më të njohura si “Ferrari”, “Bently”, “Benz” etj. Ndërsa në shoqërinë e të dashurës së tij ka vizituar vende nga më të ndryshme.
Jurgeni dyshohet se mbrëmë ka vrarë me thikë babanë e tij pas një sherri në apartamentin ku banonte nëna e tij, e cila ishte në proces divorci nga bashkëshorti që mbeti i vdekur.
23 vjeçari u gjend në një situatë të vështirë kur babai i tij, Artur Kurti me një thikë në dorë hyri në banesën ku ndodheshin bashkëshortja dhe vëllai i saj. Pasi ka plagosur me thikë kunatin e tij, dajën e Jurgenit, Artur Kurti është përleshur edhe me djalin. Gjatë konfrontimit, Jurgeni ka qëlluar me armë babain, i cili gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra.





