Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin, ku djali ka vrarë me thikë babanë e tij dhe ka plagosur nënën. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, në rrugën "Zef Jubani", pas një konflikti mes palëve. Sipas burimeve, djali ka ndërhyrë në konfliktin mes prindërve duke vrarë me thikë babanë e tij, shtetasin A. K., ndërsa ka mbetur e plagosur e ëma. Nga informacionet paraprake, mësohet se shtetasi i mbetur i vrarë ka qenë në proces divorci me gruan. Ai është shfaqur në banesë, kur të pranishëm kanë qenë gruaja, djali dhe daja i tij. Dyshohet se, pas një konflikti mes tyre, djali ka marrë thikën dhe ka kryer krimin.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, që është shtetasi J. K., djali i viktimës.