Kryeministri kosovar Isa Mustafa ka deklaruar se nuk do të bisedohet me askënd për pronat e Kosovës. Duke i komentuar deklaratat e kryeministrit serb Aleksandar Vucic, i cili dje në veri të Kosovës tha se për Trepçën do të bisedohet në Bruksel, kryeministri Mustafa tha se për pronën do të vendoset në Kosovë dhe se prona e Kosovës nuk do të dialogohet me askënd.

Ndërsa sa i përket vizitës së kryeministrit serb në veri dhe Gazivodë, ku dhe ka deklaruar se Trepça dhe të tjera janë prona të Serbisë, kryeministri kosovar tha se nuk i jep rëndësi deklaratave të tilla ditore e të rastësishme.