Një shqiptar është zhdukur pa lënë gjurmë nga vendi i vuajtjes së dënimit, pasi i duhej që të shlyente edhe dy vite burg, sepse ishte i dënuar për trafik dhe shpërndarje lëndësh narkotike.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, shqiptarit i ishte dhënë një leje, por ai nuk është kthyer më për të vuajtur dënimin. Ngjarja ka ndodhur në Vigevano, ku shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, nuk është kthyer më në qelitë e burgut të këtij qyteti. "Bëhet fjalë për një arratisje dhe kjo mund të sjellë një tjetër dënim për të," – ka thënë drejtori i këtij burgu.

Shqiptari duhej të kthehej në qeli në orën 21:00 të datës 30 mars, veprim që nuk e ka bërë, duke u shpallur në kërkim. Atij i ishte dhënë një leje prej 36 orësh.