Sheshi "Nënë Tereza", në Tiranë, kthye sot në një muze të hapur të pajisjeve dhe armëve të Forcave të Armatosura, në kuadër të 7-vjetorit të anëtarësimit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Kalimtarë të shumtë patën mundësinë të shihnin nga afër mjetet dhe pajisjet e reja të Forcave të Armatosura.

Gjatë kësaj parade u shfaqen disa nga asetet e Forcave të Armatosura. Në mesin e pajisjeve ishin edhe tre helikopterë. Në aktivitet morën pjesë ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, ministri i jashtëm Ditmir Bushati, kryebashkiaku tiranas Erion Veliaj dhe ambasadori amerikan Donald Lu.