Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rrëzuar kërkesën e opozitës, duke e shpallur të ligjshme procedurën e zgjedhjes së Hashim Thaçit si president i vendit, gjatë votimit të 26 shkurtit në Kuvend.

Në vendimin e publikuar në faqen zyrtare në internet të Gjykatës Kushtetuese, trupa e gjyqtarëve thekson se kërkesa është e papranueshme.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Isa Mustafa, i cili deklaroi, gjatë një aktiviteti në Prishtinë, se nuk ka patur asnjë dyshim që zgjedhja e Thaçit ishte e ligjshme. Hashim Thaçi pritet të marrë detyrën e re të presidentit brenda kësaj jave.

Përfaqësues të opozitës në Kosovë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.