Sekuestrohet sërish drogë nga Shqipëria në anën tjetër të kufirit, në Greqi. Mësohet se policia greke ka ndaluar një mjet në Kostur, pranë Kapshticës, ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë pako me drogë. Autoritetetet kanë bërë të ditur se sasia e drogës arrinte në 5,3 kilogramë. Gjithashtu, policia greke ka arrestuar edhe shoferin, një shtetas shqiptar 46 vjeç, si edhe personin që do merrte sasinë e drogës, një 45-vjeçar grek.

Në të njëjtën kohë, autoritetet greke kanë konfiskuar edhe dy automjetet e personave në fjalë, dy celularët dhe tre karta SIM.