Deputeti kosovar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se ardhja e kreyministrit serb Aleksandar Vucic në Kosovë tregon se qeveria e Kosovës nuk brengoset për kontrollin e shtetit. Haradinaj ka thënë se kryeministri serb Kosovën është duke e vizituar për të treguar patriotizëm dhe për fushatën zgjedhore.
"Kjo qeveri nuk e ka dert kontrollin qeveritar e shtetëror, as më tepër nuk pritet më mirë për një qeveri që i ka krijuar Kosovës "Zajednicën", i ka krijuar Kosovës dëme në kufirin me Malin e Zi dhe vazhdon të krijojë koncesione të panumërta me Serbinë. Ne nuk presim më shumë që kjo qeveri mund të bëj ndryshe dhe aq më tepër kur po shihet hapur se qeveria e Beogradit i përdorë serbët e Kosovës për ta shantazhuar qeverinë e Kosovës," – ka deklaruar Haradinaj për mediat kosovare.
Ai ka shtuar se "këtu po shihet se shteti në aspekt të sigurisë është shumë i brishtë."