Besart Berisha bëhet sërish protagonist në Kampionatin Australian, edhe pse këtë herë nuk janë vetëm golat e tij që bëjnë bujë. Sulmuesi shqiptar u aktivizua titullar në transfertën e Wellington ku skuadra e tij, Melbourne Victory siguroi një fitore të thellë me rezultatin 4-1.
Ishte pikërisht Berisha ai që shënoi golin e parë të sfidës në minutën e tetë, por 10 minuta nga fundi, ai u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një gjesti jo të lejueshëm, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.
Ishte minuta e 33-të kur ndaj sulmuesit shqiptar, një prej kundërshtarëve ndërhyri ashpër me bërryl. Berisha u rrëzua përtokë dhe pas protestave të lojtarëve të Wellington, ai shtyu një lojtar me këmbë dhe kjo skenë ndodhi në praninë e arbitrit të ndeshjes që nuk e kurseu të kuqin për numrin 8.
Ky gjest mund t’i kushtojë shtrenjë Berishës dhe skuadrës së Melbourne Victory. Nëse shqiptari dënohet më shumë se një ndeshje, ai do ta humbasë përballjen e parë play off për titullin kampion. Me suksesin në fushën e Wellington në javën e parafundit, Malbourne Victory mban vendin e dytë dhe do të luftojë për të mbrojtur titullin kampion. Berisha numëron 17 gola sezonalë me fanellën e skuadrës së Melbourne ku u transferua rreth dy vjet më parë.