Deinster SV, një ekip gjerman në kategoritë inferiore ka bërë një gjest fantastik për t'i thënë stop racizmit.
Në përbërjen e këtij ekipi luajnë edhe dy futbollistë refugjatë dhe me ngjyrë, të cilët kanë hasur paragjykime nga tifozët e ekipeve kundërshtare.
Për t'i mbështetur këta dy futbollistë, ekipi ka pozuar një foto ku shihen të gjithë lojtarët që kanë lyer fytyrën me bojë të zezë.