Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në një Europian, në “Francë 2016”. Më në fund ëndrra e shqiptarëve është bërë realitet: kuqezinjtë do të shkelin barin e një kompeticioni madhor.
Parisi do të jetë kryeqyteti i futbollit europian për rreth dy muaj. Por ky qytet nuk mund të fokusohet asnjëherë vetëm te sporti, së paku jo duke lënë jashtë modën. Këtë, Kristjana Marku e di shumë mirë. Modelja e “Grace Model’s” si tifoze e kuqezinjve, ka besim të plotë te grupi i De Biazit, veçanërisht te kapiteni Lorik Cana, i cili pa dyshim vazhdon të jetë ndër të preferuarit e femrave të medias dhe jo vetëm.
As për mbrojtësin kosovar dhe as për futbollistët e tjerë të të gjitha ekipeve nuk është surprizë që bukuroshe si Kristjana, nga e gjithë bota, do të jenë sy e veshë nga Parisi gjatë muajve të ndeshjeve.
Në prag të Europianit, modelja zeshkane ka realizuar një set fotografi k tepër interesant në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në shenjë mbështetje për debutimin e kuqezinjve në Europian.
Ndërkohë që nuk e fsheh dhe simpatinë për futbollistin e Çelsit, Fabregas…