Guardia di Finanza e qytezës San Salvo, pranë Chietti, në Itali, ka arrestuar një shtetas shqiptar, që udhëtonte me 3 kg heroinë të pastër. Mediat italiane raportojnë se personi, që dyshohet se është vetëm korrier, është i moshës 40 vjeç dhe quhet A. M., i papunë dhe pa precedentë penalë.

Dyshohet se sasia e lëndës narkotike, që kushton rreth 60 mijë euro, ishte destinuar të përfundonte në tregun e qyteteve italiane në brigjet e Ardiatikut. Përpara trupit gjykues, avokatja e tij ka thënë se shqiptari nuk do të flasë, por, sipas autoriteteve, ai do t’i nënshtrohet një hetimi të thellë, teksa do të qëndrojë në burg.