400-vjetori i lindjes së shkrimtarit më të madh në botë, anglezit Uilliam Shekspir, për nder të të cilit 27 Marsi është caktuar edhe si Dita Ndërkombatre e Teatrit, gjimnazistët durrsakë kanë hipur në skenën e Teatrit "Aleksandër Moisiu" pikërisht me tragjedinë "Romeo dhe Zhuljeta".
Në fakt, kësaj surprize, kësaj ndërmarje të vështirë nga ana e të rinjve të Gjimnazit "Gjergj Kastrioti", iu shtua edhe surpriza tjetër, që vepra u vu në skenë në gjuhën në të cilën autori e kishte shkruar.
Në rolin kryesor të Zhulietës, por edhe të regjisores së pjesës, ishte maturantja Bora Selenica, e cila për DurrësLajm nënvizoi se e gjithë vepra u punua në gjuhën orgjinale, në anglisht.
Duke filluar që nga skenografia dhe kostumet, muzika dhe gjithçka tjetër për sjelljen e kësaj tragjedie të famshme në skenën e Teatrit "A. Moisiu" në këtë ditë të shënuar u organizua nga vetë gjimnazistët.