Policia e Beratit ka vënë në pranga një 52-vjeçar, pasi në banesën e tij janë gjetur drogë, armë dhe municione.

Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e shtetasit Mynyr Nuhu, banues në fshatin Mjeshovë iu gjetën dhe sekuestruan:

7.5 kg lëndë narkotike marijuanë,

23 bimë narkotike kanabis sativa, të mbjella në kubik,

1 automatik, model 56, kalibër 7.62 mm,

6 arka municioni me 4500 fishekë,

1 krehër automatik me 25 fishekë,

Arrestimi Mynyr Nuhut u bë në kuadër të operacionit “Shpiragu”.