Të shtëna armësh janë dëgjuar para pak minutash në qendrën e vizitorëve, në godinën e Kongresit, në Uashington DC, në Shtetet e Bashkuara. Sipas mediave amerikane, raportohet për një polic të plagosur. Ndërkohë, personi i armatosur është arrestuar nga autoritetet.
Punonjësve të kompleksit iu kërkua nga autoritetet që të qëndrojnë në vend, për shkak të rrezikut të mundshëm për sigurinë. Pak para orës 15:00 lokale (21:00 GMT), stafi mori një e-mail ku thuhej se askush nuk mund të hynte apo të dilte në ndonjë nga godinat e Capitol Hill dhe, nëse ndokush ndodhej jashtë, të gjente menjëherë strehë. Zona është rrethuar me një perimetër sigurie, ndërsa mësohet se është mbyllur edhe Shtëpia e Bardhë.