Policia greke ka arrestuar sot dy shtetas shqiptarë, pasi në makinën e tyre u gjet një sasi prej 1.3 kg heroinë. Gjithashtu, në një nga sedilet e pasme ishin fshehur 500 gramë duhan, i cili ishte kaluar kontrabandë në shtetin helen.

Arrestimi u bë në vendin e quajtur Kalpaki, rreth 26 km nga pika e kalimit të kufirit të Kakavijës. Sasia e drogës u gjet e fshehur në kroskotin e automjetit.