Një bandë italo-shqiptare e shpërndarjes së kokainës është shkatërruar nga autoritetet italiane, në Venecia. Karabinierët kanë identifikuar gjashtë persona, të cilët ishin të përfshirë në shitjen e kokainës në zonën e Mestres, ku blerësit ishin kryesisht adoleshentë, raporton ANSA.

Ndaj dy shtetasve italianë është dhënë masa e arrestit të shtëpisë, ndërsa një shqiptar është arrestuar në flagrancë me 22 gram kokainë, 9500 euro dhe materiale të tjera që shërbejnë për ndarjen dhe ambalazhimin e dozave të drogës.