Ndeshja Nigeri-Egjipt, e vlefshme për Grupin G eliminator për Kupën e Kombeve që do të luhet vitin e ardhshëm, ka tërhequr vëmendjen e sportdashësve në botë jo për atë që ndodhi në katërkëndëshin e blertë, por për mënyrën se si u "akomoduan" tifozët në shkallët e ‘Ahmadu Bello Stadium’.
Krerët e krahinës të Kaduna-s vendosën që t'i hapnin dyert e impiantit për të gjithë tifozët që ishin mbledhur rreth tij. Kështu në stadium u futën plot 40 mijë persona edhe pse impianti është 16 mijë vendësh.