Gjashtë shqiptarë të akuzuar për grabitje vilash në zonën e Kasertes kanë përfunduar në prangat e policisë italiane. Tre prej të arrestuarve janë vëllezër, Ervis, Armond dhe Kadri Manjani, ndërsa shqiptarët e tjerë janë shtetasit Orhan Miftani, Adriatik Xheleshi e Gëzim Suma.

Sipas hetimeve të policisë së vendit fqinj, shqiptarët kishin grabitur gjatë periudhës 16-20 mars të këtij viti 3 vila në provincën e Ternit e Maceratës.

Në momentin e arrestimit, ata sapo ishin kthyer nga Umbira, kur u pikasën nga policia. Të gjashtë ishin pa dokumente, madje dy prej tyre ishin dëbuar nga Italia, por kishin gjetur mënyrën për t’u rikthyer.

Policia sekuestroi sende të vjedhura që kapnin vlerën e 50 mijë eurove..