Dy persona janë plagosur me armë zjarri nga fqinji i tyre, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur të premten, në fshatin Spolat të Divjakës, ku policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes, 55-vjeçarin Pëllumb Çela.

Ai ka qëlluar 4 herë me armë gjahu drejt komshinjve të tij, shtetasve B.T 39 vjeç dhe E.T 59 vjeç, të cilët ishin nëpër oborret e banesave të tyre pranë njëri-tjetrit.

Si pasojë, të dy ata kanë marrë dëmtime në trup dhe janë nën kujdesin e personelit mjekësor në spital.

Policia ka bërë arrestimin e 55-vjeçarit, ndërsa u sekuestrua arma e gjahut çifte turke model “Super Post”, të cilën autori e mbante pa leje.