Policia e Tiranës ka goditur një grup hajdutësh, i përbërë prej katër të rinjsh, të dyshuar si autorë të vjedhjes së disa banesave në kryeqytet.

Arrestimi i tyre është bërë rreth orës 18:00 të ditës së djeshme gjatë finalizimit të operacionit të koduar “FARKA 2016”.

Ata janë Amarildo Margjini 19 vjeç, E. S. 15 vjeç, E. S. 16 vjeç dhe Ani Ibraliu 26 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Sipas policisë, katër të rinjtë i kanë vjedhur një 58-vjeçari në fshatin Krrabë, mjete pune si (gur fresibël, trapanë dhe saldatriçe) me vlerë totale dëmi 100.000 lekë. Ngjarja ka ndodhur më 24 mars rreth orës 20:00, ndërkohë që dyshohet se të arrestuarit, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kryer dhe 5 vjedhje të tjera në kohë edhe vende të ndryshme në kryeqytet.