Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një 70-vjeçari, i cili u çua i pajetë në spitalin e Lezhës nga familjarët e tij.

Burime nga spitali bëjnë me dije se viktima ka një plagë pas koke dhe nuk dihen ende rrethanat në cilat ka humbur jetën. Viktima është Lazer Tushi nga fshati Mërqi.

Ndërkohë do të kryhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes së të moshuarit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.