Belgjika ka pranuar se ka bërë gabime në lidhje me një nga sulmuesit Brukselit. Ditë më parë Turqia njoftoi se i arrestuari Brahim El-Bekraoui, në qershor të vitit të kaluar, është skeduar nga autoritetet turke, duke paralajmëruar Belgjikën se ai ishte një "luftëtar i huaj", por ky informacion është injoruar.
Për rastin në fjalë, ministri i brendshëm dhe ai i drejtësisë kanë thënë se do të japin dorëheqjen, ndërsa kryeministri i refuzoi këto kërkesa. Sulmet e së martës në Bruksel shkaktuan 34 viktima dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur. Ministria e Shëndetësisë tha se 121 nga të plagosurit janë në spital, 63 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Sulmet janë marrë përsipër nga Shteti Islamik.