Pritet që shumë shpejt të zbardhet vrasja e Elvis Pistës, ish-kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Në prag të dy vjetorit të vrasjes, motra e tij, Beatrisa Pista-Demiri, tha se po punohet shumë në këtë drejtim dhe se ngjarja është shumë afër zbardhjes.

“Shumë mirë të gjithë e dinë se vrasja në njëfarë formë ka qenë si në filma edhe e përgatitur shumë mirë. Aq e përgatitur në mënyrë profesionale sa që po del të jetë një kafshatë e madhe për hetuesit vendorë. Mund të them lirisht se janë duke punuar shumë, edhe pritet që së shpejti të zbardhet rasti”, tha Pista-Demiri në emisionin ‘Perspektiva”, për portalin “Rahoveci24”.