Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratën e këtij të fundit se Kreu i Shtetit shkon me kapuç në kokë te Gjiri i Lalzit.

Gjatë konferencës për gazetarët, Meta u shpreh se e përdor kapuçin, pasi bën sauna dhe atje fryn erë ndërsa i bëri thirrje kryeministrit për përballje.

“Ai që e ka thënë këtë, të vijë këtu tek unë, se kam kaq kohë që e pres kryeministrin. Unë e përdor kapuçin, sepse unë bëj edhe cik sauna, pasi bëj sport. Kur fryn erë dhe në Gjirin e Lalzit fryn erë, dhe jam i detyruar të lëviz, e përdor”, tha Meta.