Autori i një aksidenti, që i mori jetën një 25-vjeçareje shqiptare, është vënë në pranga dy javë pas ngjarjes. Aksidenti ndodhi në 8 mars, në zonën e Crema, kur 25-vjeçarja Besarta Beqiraj u godit nga një automjet teksa ecte në një nga rrugët kryesore të qytetit, së bashku me të shoqin, i cili gjithashtu mbeti i plagosur.
Agjentët e Policisë Rrugore të Crema kanë kontrolluar të paktën 2000 automjete dhe kanë arritur të gjejnë autorin e aksidentit. Ai është një 62-vjeçar me inicialet R. N., banor i zonës. Për të humbur gjurmët e krimit, ai e kishte denoncuar si të vjedhur makinën me të cilën shkaktoi aksidentin, një Fiat Grande Punto.