Një shtetas italian ka abuzuar seksualisht me një të mitur shqiptare. Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për një vajzë 15-vjeçare shqiptare, e cila ka denoncuar për përdhunim babanë e shokut. Mësohet se 55-vjeçari nga Pescara e kishte ftuar shoqen e shkollës së djalit në shtëpi për të bërë detyrat së bashku.
E joshur nga dhuratat dhe paratë, e mitura kishte pranuar të kryente marrëdhënie seksuale me italianin. Më pas, ajo është penduar, duke e denoncuar 55-vjeçarin për përdhunim.