Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, është duke zhvilluar një vizitë në Komunën e Pejës, në Kosovë. Në këtë vizitë, kryeparlamentari Meta është takuar me kryekomunarin Gazmend Muhaxheri.
Gjatë takimit, Meta vlerësoi iniciativat sipërmarrëse të banorëve të Pejës, ndërsa theksoi nevojën për rritjen e shkëmbimeve dhe të investimeve mes dy vendeve. “Pejanët janë sipërmarrës të shkëlqyer. Do të shtojmë shkëmbimet mes dy vendeve, ndërsa do të nxisim pejanët që të investojnë në Shqipëri në sektorin e bujqësisë,” – theksoi Meta.