Kryeministri Edi Rama është ndalur paraditen e kësaj të mërkure në Fushë-Krujë ku po zhvillon një takim elektoral me qytetarët.

Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se nuk është i kënaqur me zhvillimet e deri tanishme pasi nëse do të ishte i këaqur nuk do të vazhdonte të luftonte me mish e me shpirt.

Sipas Ramës zgjidhja për të pakënaqurit nuk është të votosh opozitën, të cilët sipas tij sa herë e kanë qenë në qeveri i kanë bërë mbrapsht punët, por të votosh për ata që kanë synimin të arrijë majën duke iu kërkuar kështu të votojnë PS më 25 prill.

“Kush më thotë sot se është i kënaqur nuk e besoj. Sot të jesh i pakënaqur është gjëja më normale. Unë nuk jam i kënaqur. Po të isha i kënaqur nuk do të isha këtu, do të isha në shtëpi. Po të isha i kënaqur për çfarë arsye do vazhdoja të luftoja me mish e me shpirt. Aman pyetja ime për ata që janë të pakënaqur është si zgjidhet. Zgjidhet duke u ulur, duke fjet gjumë, duke besuar se rrapushi u ngjalle tashti boll me votu Lulin me karvanin e automobilit. Më votu ata që nuk i kanë thënë punës mirmëngjes. Kur kanë pasur fatin të drejtojnë këtë vend i kanë bërë punët mbrapsht. Me votu ata zgjidhet si me tramvajin e Tiranës. Zgjidhet duke vazhduar të ngjitemi, siç treguam me forcën e tërmetit. Përmasa e një burri nuk matet në ditë të mira por të këqija. Përmasa e një burri matet kur ngjitet në një të përpjetë dhe nuk do të dorëzohet pa arritur majën që ki ka vënë syrin të ngjitet”, tha Rama.