Rrushi është i pasur me antioksidantë që mbron qelizat e shëndetshme. Studimet e fundit, tregojnë se përfshirja e tij në dietën tuaj ushqimore mbron retinën e syrit. Studimi i ri, i publikuar nga prestigjozja “Daily Mail”, tregon se rrushi mbron sytë dhe redukton rrezikun nga një verbëri e mundshme në moshë madhore.
Në këtë studim bëhet me dije se kjo frutë ka aftësinë të mbrojë kundër një procesi kimik i njohur me termin “stres oksidativ” i cili lëshon molekula të dëmshme në retinë. Profesori Abigail Hackam nga Universiteti i Majamit tha se studimi provoi se rrushi mbron funksionet e retinës duke shkatërruar molekulat e dëmshme. Rrushi është listuar si një nga frutat më të rëndësishme sepse edhe studimet e mëparshme kanë dëshmuar se ai ndihmon edhe në rënien në peshë.