Katër shtetas shqiptarë janë dënuar nga gjykata e qytetit të Baselit, në Zvicër, me 17 vite e gjysmë burg për trafik heroine. Ata kishin udhëtuar në Zvicër vetëm për këtë gjë. Një akuzë tjetër e ngelur pezull ishte pastrimi i parave. Grupi prej katër shqiptarëve duhej të përgjigjej para kësaj gjykate për shkelje të ligjit kundër substancave narkotike.
Prokuroria i akuzoi ata për trafikim të rreth 13 kilogramë heroinë, nga ku kanë fituar 200 mijë franga. Dënimet iu janë përshtatur roleve që kanë pasur anëtarët e bandës. Si koka e grupit, shqiptari I. B. ka marrë dënimin më të lartë prej 6 vitesh burg. Akuzën ndaj tij e ka rënduar edhe fakti se ai, në vende të ndryshme të Evropës, ka shfrytëzuar emra të ndryshëm dhe në Gjermani është shpallur në kërkim për krime që lidhen me drogën.