Mposhtni plakien me fasulet e kuqe
Fasulet e kuqe qëndrojnë në majat e listes së ushqimeve më të pasura në antioksidantë. Të pasura në proteina, fibra bimore, magnez, kalium, folate dhe shumë përberës të tjerë, fasulet e kuqe përbejnë një nga ushqimet më të kompletuara mbi tokë.
Ndër vetitë më të mira që kanë janë
Mbrojtje e zemrës: konsumi i larte i fasuleve mund të ulë rrezikun kardiak deri në 80%.
Forcë e jashtëzakonshme antioksiduese: kështu neutralizojnë fuqishëm gjithë subastancat kanceroze që shkaktohen nga stresi oksidues, intoksikimi dhe plakia.
Stabilizim i sheqerit në gjak: në sajë të fibrave, magnezit dhe kaliumit, fasulet e kuqe ndihmojnë që metabolizmi të kalojë gradualisht në gjak! Në këtë mënyrë kontrollohen edhe nepsi dhe uria e tepruar.
Burim i shkëlqyer proteinash: të cilat vijnë në formën më të lehtë, pa yndyrë dhe kolesterol! Kombinimi i tyre me misra ose oriz ofrojnë proteinë të kompletuar e cila mund të zevendesojë proteinat shtazore.