Të gjithë e ndiejmë që nuk jemi të qetë kur interneti është i ngadaltë, por disa studiues na japin fakte që ai shkakton pothuaj të njëjtin efekt në rrahje zemre, si filmat horror.
Sipas një studimi nga marka e celularëve Ericsson, vonesat, edhe kur janë të vogla mund ta çojnë nivelin e stresit në limitet e larta.
Studiuesit e zbuluan këtë fakt të këndshëm duke monitoruar rrahjet e zemrave të pjesëmarrësve që shikonin video.
Një vonesë 2 sekonda në fillimin e videos, mund të shkaktonte rritjen e shpejtësisë së rrahjes së zemrës me tre për qind. Njerëzit që kishin një vonesë 6 sekonda e ndienin zemrën t’u rrihte me 6 për qind më shpesh në krahasim me ata pa vonesa.
Dhe nëse kishte disa vonesa, ishte edhe më keq. Njerëzit që kishin një pauzë në video kur ajo kishte filluar, kishin një rritje me 15 për qind të rrahjeve të zemrës.